Nafta iraniane drejt Sirisë
Katër anije cisternë iraniane, Arman 114, Wissam 121, Daran dhe Romina, janë duke dërguar naftë në Siri.
Disa burime pohuan se anija Romina kishte çaktivizuar Sistemin e saj të Identifikimit Automatik (AIS). Anija arriti të Mërkurën, 7 Prill, në portin Baniyas në Siri. Anija Arman 114, e njohur më parë si Adrian Darya 1, është sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara për transportimin e naftës në Siri. Sipas raporteve, Arman 114 dhe Daran janë aktualisht pranë Kanalit të Suezit. Asnjë informacion nuk është në dispozicion për vendndodhjen e anijes Wissam 121 për shkak të çaktivizimit të sistemit të saj automatik të identifikimit. Sanksionet e padrejta të Shteteve të Bashkuara kundër Sirisë kanë krijuar kriza të ndryshme në këtë vend dhe për shkak të mungesës së karburantit, populli sirian po përballet me shumë vështirësi në plotësimin e nevojave të tij. Pavarësisht sanksioneve amerikane kundër industrisë siriane të naftës, Republika Islamike e Iranit ka dërguar në mënyrë të përsëritur dërgesa të naftës në këtë vend dhe kështu ka nxituar në ndihmë të popullit sirian për ta nxjerrë vendin nga kriza.