Salehi: Irani është një nga eksportuesit e radiofarmaceutikës në botë
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i106680-salehi_irani_është_një_nga_eksportuesit_e_radiofarmaceutikës_në_botë
Kreu i Organizatës së Energjisë Atomike të Iranit njoftoi eksportin e produkteve të radiofarmaceutikës në Indi, Liban, Siri, Irak dhe disa vende Evropiane.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Prill 11, 2021 03:38 Europe/Tirane
  • Salehi: Irani është një nga eksportuesit e radiofarmaceutikës në botë

Kreu i Organizatës së Energjisë Atomike të Iranit njoftoi eksportin e produkteve të radiofarmaceutikës në Indi, Liban, Siri, Irak dhe disa vende Evropiane.

Sipas agjencisë së lajmeve IRIB; Ali Akbar Salehi të shtunën në mbrëmje në programin televiziv Negah ( Këndvështrimi) të Kanalit të Parë të Republikës Islamike të Iranit, me rastin e Ditës Kombëtare të Energjisë Bërthamore tha: Kurdoherë që përmendet emri i Organizatës së Energjisë Atomike, të gjithë kujtojnë pasurimin; Mirëpo fusha jonë e veprimtarisë është edhe më e gjerë dhe ne kemi bërë punë të madhe në shëndetësi, industri dhe bujqësi. Ai shtoi:  133 arritjet bërthamore që u zbuluan, shumica e tyre kthehen në ciklin e karburantit bërthamor dhe kanë të bëjnë me pasurimin. Salehi vuri në dukje centrifugën speciale të nevojshme nga banka e gjakut dhe shtoi: Këto centrifuga do të bliheshin nga Gjermania me çmime të tepruara dhe të larta, por ne kemi arritur t'i prodhojmë ato me cilësi të shkëlqyeshme.  "Një nga pajisjet e nevojshme për vaksinën e koronës është një centrifugë" tha Salehi.  Organizata e Energjisë Atomike të Iranit, përmes një prej kompanive të saj, prodhoi një centrifugë për një nga kompanitë që prodhojnë vaksinën e koronës. Kreu i Organizatës së Energjisë Atomike deklaroi: Kemi projektin "Tetra" (prodhimi dhe zhvillimi i radiofarmaceutikës iraniane) për të cilin janë blerë 60 milion Euro pajisje dhe janë ndarë 37,000 metra katrorë ndërtesa për të.  Ky projekt është unik në Lindjen e Mesme, i cili do të çojë në prodhimin e produkteve  moderne të radiofarmaceutikës.