Ndërprerja e rrymës shkakton aksident në qendrën atomike Natanz në Iran
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i106694-ndërprerja_e_rrymës_shkakton_aksident_në_qendrën_atomike_natanz_në_iran
Zëdhënësi i Agjencisë për Energji Atomike të Iranit ka deklaruar se ndërprerja e rrymës ka shkaktuar një aksident në qendrën atomik Natanz të Iranit.
(last modified 2026-06-18T18:22:28+00:00 )
Prill 11, 2021 08:39 Europe/Tirane
  • Ndërprerja e rrymës shkakton aksident në qendrën atomike Natanz në Iran

Zëdhënësi i Agjencisë për Energji Atomike të Iranit ka deklaruar se ndërprerja e rrymës ka shkaktuar një aksident në qendrën atomik Natanz të Iranit.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Behruz Kamalvandi, zëdhënësi i Agjencisë për Energji Atomike të Iranit, në lidhje një aksident që ndodhi në qendrën atomike të Natanzit, ka thënë: “Në një pjesë të kompleksit atomike “Shehid Ahmedi Roshan” në Natanz është ndërprerë rryma elektrike dhe si pasojë ka ndodhur një aksident dhe janë duke u shqyrtuar shkaqet e këtij aksidenti. Akoma nuk ka informacione të mjaftueshme për të supozuar ndonjë veprim destruktiv në qendrën atomike të Natanzit. Akoma nuk është zbuluar shkaku kryesor i ndërprerjes së energjisë elektrike, por ky aksident nuk ka shkaktuar kurrfarë lëndime në njerëz dhe as ndonjë problem të veçantë dhe po vazhdojnë shqyrtimet përkatëse dhe pas plotësimit të informacioneve, do të japim informimet e tjera”.