Gharibabadi: Pasurimi në Natanz nuk është ndalur
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i106774-gharibabadi_pasurimi_në_natanz_nuk_është_ndalur
Ambasadori iranian dhe përfaqësuesi i përhershëm në organizatat ndërkombëtare në Vjenë theksoi se pasurimi në Natanz nuk është ndalur dhe shtoi: Procesi i zëvendësimit të makinave të dëmtuara IR-1 me makineri me 50% më shumë fuqi pasurimi, filloi menjëherë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Prill 13, 2021 03:48 Europe/Tirane
  • Gharibabadi: Pasurimi në Natanz nuk është ndalur

Ambasadori iranian dhe përfaqësuesi i përhershëm në organizatat ndërkombëtare në Vjenë theksoi se pasurimi në Natanz nuk është ndalur dhe shtoi: Procesi i zëvendësimit të makinave të dëmtuara IR-1 me makineri me 50% më shumë fuqi pasurimi, filloi menjëherë.

Sipas IRNA, "Kazem Gharibabadi" në një intervistë kanalet televizive të Iranit, rreth planit për të sabotuar qendrën e pasurimit Martir Ahmadi sqaroi: Përgjegjësia për këtë sabotim bie mbi regjimin sionist dhe mbështetësit e tij. Ai tha se qëllimi i këtyre sabotimeve, është dobësimi i moralit dhe i përpjekjeve të shkencëtarëve bërthamorë iranianë dhe tha: Përvoja ka treguar se Irani Islamik pas këtyre veprimeve të dëshpëruara ka dalë edhe më i fortë se më parë. Përfaqësuesi i përhershëm i Iranit në Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike theksoi se pasurimi në Natanz nuk është ndalur dhe shtoi:  Procesi i zëvendësimit të makinerive të dëmtuara IR-1 me makineri me 50% më shumë fuqi pasurimi, filloi menjëherë dhe në këtë kompleks do të instalohen edhe makineri të reja. Gharibabadi vazhdoi: Përveç kësaj, në përgjigje të këtij sabotimi, janë planifikuar disa masa të tjera të rëndësishme teknike që do t'i komunikohen agjencisë këtë javë. Të Dielën në mëngjes, një aksident ndodhi në një pjesë të rrjetit të shpërndarjes së energjisë elektrike në objektin e pasurimit në Natanz.