Fillon pasurimi me 60%; Vazhdon programi i pasurimit në Natanz
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i106806-fillon_pasurimi_me_60_vazhdon_programi_i_pasurimit_në_natanz
Objektet bërthamore në Natanz do të vazhdojnë të funksionojnë edhe më të fuqishme se më parë me përdorimin e makinerive më të përparuara. Nëse pasurimi është bërë me makineri të gjeneratës së parë, nga sot në Natanz do të nisë puna për instalimin e centrifugave të përparuara me kapacitet të shumëfishtë pasurues.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Prill 14, 2021 03:41 Europe/Tirane
  • Fillon pasurimi me 60%; Vazhdon programi i pasurimit në Natanz

Objektet bërthamore në Natanz do të vazhdojnë të funksionojnë edhe më të fuqishme se më parë me përdorimin e makinerive më të përparuara. Nëse pasurimi është bërë me makineri të gjeneratës së parë, nga sot në Natanz do të nisë puna për instalimin e centrifugave të përparuara me kapacitet të shumëfishtë pasurues.

Organizata e Energjisë Atomike të Iranit të Dielën në mëngjes njoftoi një incident në qendrën bërthamore Natanz. Si rezultat i këtij incidenti, një pjesë e rrjetit elektrik të objektit pasurues të qendrës Shahid Ahmadi Roshan u dëmtua. Disa orë pasi lajmi u konfirmua nga zyrtarët iranianë, CNN citoi mediat izraelite të thoshin se problemi në rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike në objektin bërthamor Natanz në Iran ishte rezultat i një sulmi kibernetik të Izraelit. Televizioni sionist Channel 13 gjithashtu konfirmoi përfshirjen e Mossad-it në incidentin e objektit bërthamor Natanz. Zëvendës Ministri i Jashtëm i Iranit, Seyed Abbas Eragçi, të martën në mbrëmje theksoi se incidenti në Natanz kishte forcuar vendosmërinë e vendit për përparimin në fushën bërthamore dhe përparimin në negociata; Ne e njoftuam Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike se 1.000 centrifuga të reja do të instalohen në Natanz. Zëvendës Ministri i Jashtëm gjithashtu njoftoi dërgimin e një letre tjetër për Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike të Martën, duke thënë se: Në këtë letër, ne njoftuam se do të fillojmë pasurimin me 60%. Pasurimi me 60% është një nga nevojat tona për prodhimin e barnave të caktuara, përkatësisht ilaçeve radioizotope. Behrouz Kamalvandi, zëdhënës i Organizatës së Energjisë Atomike, tha se pasurimi 60 për qind i uraniumit ka përdorim në prodhimin e elementit molibden që përdoret në prodhimin e medikamenteve të radiofarmaceutikës. Duke shpjeguar masat që filluan të martën në mbrëmje ai tha se; Makineritë e reja IR1 me ndryshime në cilësi, do të kenë një kapacitet prej 50% më shumë se makineritë e mëparshme. Vazhdimi i aktiviteteve të pasurimit të uraniumit dy ditë pas incidentit sabotues në objektin Natanz dhe njoftimi zyrtar i hyrjes në fazën e pasurimit prej 60% është pjesë e përgjigjes së Republikës Islamike ndaj këtij sabotimi. Në këtë drejtim, mund të theksojmë tre pika të rëndësishme; Së pari është qasja ndaj sabotimeve. Mbase për regjimin sionist duke pasur parasysh sfidat politike dhe humbjet e rënda në zgjedhjet e dy viteve të fundit; të tilla lëvizje përbejnë një ikje afatshkurtër nga atmosfera e presioneve të brendshme politike; Por efektet e kësaj lëvizje të urryer terroriste sigurisht që nuk do të zgjasin shumë. Së dyti, Irani rezervon të drejtën e hakmarrjes ndaj këtij akti terrorist në përputhje me nenin 51 të Kartës së OKB. Pika e tretë; Është, dështimi i regjimit sionist për të arritur qëllimet që ai po ndjek përmes sulmeve sabotuese ndaj infrastrukturës bërthamore dhe vrasjes së shkencëtarëve dhe zyrtarëve në këtë fushë. Projektuesit e këtij skenari u përpoqën të ndikonin në procesin e pasurimit në qendrën bërthamore Natanz duke e sabotuar atë. Siç citoi New York Times disa zyrtarë të inteligjencës izraelite dhe amerikane kanë thënë se; Shpërthimi i ka dhënë një goditje të rëndë aftësisë së Iranit për të pasuruar uranium. Sabotimi i marrëveshjes bërthamore dhe këmbëngulja për të mbajtur dhe vazhduar sanksionet e paligjshme të SH.B.A.-së kanë qenë pjesë e përpjekjes së dëshpëruar të regjimit terrorist izraelit për ta përballur Republikën Islamike me presione të brendshme dhe të jashtme; Por përgjigja që Irani jep duke ngritur potencialin e pasurimit të uraniumit në Natanz, ka një kuptim të veçantë që na kujton para së gjithash zotërimin teknologjik të Iranit në shkencën bërthamore, sigurisht për qëllime paqësore. Kjo është arsyeja pse Muhamed Javad Zarif, Ministri i Jashtëm iranian në Komisionin e Politikës së Jashtme të Parlamentit theksoi se pasurimi në Republikën Islamike nuk do të ndalet kurrë dhe se ne po përpiqemi ta kthejmë këtë kërcënim në një mundësi, duke zëvendësuar gjeneratën e parë me centrifugat më të reja.