Zhvillohet takimi i komisionit të përbashkët të marrëveshjes bërthamore në Vjenë
Takimi i komisionit të përbashkët të marrëveshjes bërthamore zhvillohet sot në Vjenë të Austrisë me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të Republikës Islamike të Iranit dhe të shteteve anëtare të Grupit 4+1.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Sejed Abas Erakçi, zv/ministri i punëve të jashtme të Iranit, drejton delegacionin iranian në bisedimet e sotshme të komisionit të përbashkët të marrëveshjes bërthamore që zhvillohen në Vjenë.
Në këtë takim do të marrin pjesë edhe përfaqësuesit e ministrive dhe institucioneve të tjera shtetërore të Iranit siç të Bankës Qendrore, Ministrisë së Naftës dhe Agjencisë për Energji Atomike të Iranit.
Në këtë takim marrin pjesë edhe përfaqësuesit e Rusisë, Kinës, Francës, Gjermanisë dhe Britanisë.
Në këtë raund të bisedimeve që zhvillohen mes përfaqësuesve të Iranit dhe shteteve të Grupit 4+1, do të diskutohen çështje teknike në kudër të takimeve të ekspertëve në dy fusha, heqjen e sanksioneve dhe çështjet atomike.
Këto negociata zhvillohen vetëm në kuadër të marrëveshjes bërthamore dhe me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të Iranit dhe shteteve të Grupit 4+1. Në asnjë prej këtyre takimeve nuk merr pjesë delegacioni amerikan, as në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe as jo të drejtpërdrejtë.