Erakçi: Nuk synojmë negociata të zvarritura dhe të zgjatura
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i106872-erakçi_nuk_synojmë_negociata_të_zvarritura_dhe_të_zgjatura
Shefi i delegacionit negociator të Iranit në takimin e Vjenës deklaroi se nuk synohen negociata të zvarritur dhe negociata të cilat vetëm zgjasin kohë dhe as negociata me qëllim të negociatave.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Prill 15, 2021 08:52 Europe/Tirane
  • Erakçi: Nuk synojmë negociata të zvarritura dhe të zgjatura

Shefi i delegacionit negociator të Iranit në takimin e Vjenës deklaroi se nuk synohen negociata të zvarritur dhe negociata të cilat vetëm zgjasin kohë dhe as negociata me qëllim të negociatave.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Sejed Abas Erakçi ditën e enjte para fillimit të takimit të komisionit të përbashkët të marrëveshjes bërthamore, vuri në dukje bisedimet intensive me homologët e tij të pranishëm në Vjenë gjatë ditëve të fundit në Vjenë dhe deklaroi: “Takimi i komisionit të përbashkët sot do të rifillojë punën në formë më zyrtare në Vjenë dhe shpresojmë që grupet punuese në kohën sa më të shkurt të zhvillojnë takimet dhe të çojnë punën përpara. Ashtu siç kemi thënë edhe më parë, ne nuk synojmë negociata të zvarritura dhe negociata të cilat vetëm marrin kohë dhe qëllimi i tyre të jetë vetëm zhvillimi i negociatave. Dhe këtë çështjeje sot do ta deklarojmë në mënyrë të qartë dhe do të ecim në këtë rrugë. Nëse negociatat shkojnë në drejtim konstruktim ashtu siç presim ne, natyrisht ato do të vazhdojnë, përndryshe do të reagojmë në mënyrë serioze”.

Takimi i komisionit të përbashkët të marrëveshjes bërthamore zhvillohet sot pasdite në Vjenë të Austrisë dhe takimi do të drejtohet nga Anrique Moor, zv/shefi i diplomacisë evropiane.