Ghalibaf: Irani arriti të prodhojë uranium të pasuruar 60%
(last modified Fri, 16 Apr 2021 10:00:23 GMT )
Prill 16, 2021 12:00 Europe/Tirane
  • Ghalibaf: Irani arriti të prodhojë uranium të pasuruar 60%

Kryetari i Parlamentit Islamik të Iranit ka njoftuar për prodhimin e uraniumit të pasuruar 60% nga shkencëtarët iranianë.

Muhamed Ghalibaf, kryetari i Parlamentit Islamik të Iranit, ditën e premte me anë të një mesazhi të publikuar në Twitter, ka shkruar: “Me  krenari po deklaroj se në ora 00:40 minuta, në mesnatë, shkencëtarët iranianë kanë arritur të prodhojnë uraniumin e pasuruar në nivel 60%”.

Muhamed Ghalibaf ka shtuar: “Për këtë sukses të arritur e uroi popullin e guximshëm të Iranit Islamit, sepse vullneti i popullit të Iranit krijon mrekulli dhe do ta neutralizojë çfarëdo lloj komploti”.

Në bazë të letrës dhe informimit të Iranit e cila ditën e martë i është dorëzuar Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Atomike, pasurimi i uraniumit në nivel 60% është bërë në dy zinxhir të centrifugave të reja IR-4 dhe IR-6 në qendrën atomike Natanz.

Vlen të theksohet se Republika Islamike e Iranit më datë 23 shkurt ka pezulluar zbatimin e disa veprimeve vullnetare në kuadër të marrëveshjes bërthamore në kuadër të ligjit “Veprimi strategjik për heqjen e sanksioneve dhe mbrojtjen e të drejtave të popullit të Iranit”.

Ndërkohë edhe Ali Akbar Salehi, kryetari i Agjencisë së Energjisë Atomike të Iranit, duke e konfirmuar këtë sukses të madh të shkencëtarëve iranianë, ka deklaruar: "Aktualisht është shënuar progres i madh në teknologjinë atomike të Iranit dhe uraniumi i pasuruar në nivel 60%, tani prodhohet në sasi 9 gram për orë. Ky hap në zhvillimin e teknologjisë atomike të Iranit është bërë në bazë të ligjit të aprovuar nga Parlamenti Islamik i Iranit në kuadër të përpjekjeve për heqjen e sanksioneve të paligjshme dhe të padrejta ndaj Iranit".