Vazhdojnë negociatat e delegacionit iranian me Grupin 4+1 në Vjenë
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i106918-vazhdojnë_negociatat_e_delegacionit_iranian_me_grupin_4_1_në_vjenë
Bisedimet e delegacionit negociator iranian dhe shteteve anëtare të Grupit 4+1 dhe Bashkimit Evropian janë duke vazhduar akoma në Vjenë të Austrisë.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Prill 16, 2021 13:14 Europe/Tirane
  • Vazhdojnë negociatat e delegacionit iranian me Grupin 4+1 në Vjenë

Bisedimet e delegacionit negociator iranian dhe shteteve anëtare të Grupit 4+1 dhe Bashkimit Evropian janë duke vazhduar akoma në Vjenë të Austrisë.

Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se bisedimet e delegacionit iranian dhe shteteve të Grupit 4+1 po vazhdojnë në Vjenë të Austrisë dhe pritet që sot të vazhdojnë bisedimet teknike në formë dypalëshe dhe shumëpalëshe në nivele të ndryshme mes palëve.  

Pas zhvillimit të takimit të djeshëm të komisionit të përbashkët për marrëveshjen bërthamore është vendosur që bisedimet teknike në takimet e nivelit të ekspertëve po vazhdojnë në dy fusha, në atë për heqjen e sanksioneve dhe në fushën për çështjet atomike. Rezultatet e takimeve të këtyre dy grupeve të ekspertëve do të raportohen para komisionit të përbashkët për marrëveshjen bërthamore.

Që nga dita e martë e deri më tani Sejed Abas Erakçi, zv/ministri i punëve të jashtme të Iranit dhe shefi i delegacionit negociator të Iranit, është takuar dhe ka biseduar me shefat e delegacioneve të Kinës, Rusisë dhe me Enrique Moor, zv/shefin e diplomacisë evropiane.