Vazhdojnë konsultimet e delegacionit iranian dhe P4 + 1 në Vjenë
Konsultimet midis delegacionit iranian dhe grupit P4 + 1 janë duke u zhvilluar në Vjenë dhe bisedimet teknike janë planifikuar të vazhdojnë në formë dypalëshe dhe multilaterale në nivele të ndryshme.
Konsultimet midis ekipit negociator iranian dhe P4 + 1 (Gjermania, Franca, Britania, Kina dhe Rusia) dhe Bashkimi Evropian janë ende në vazhdim në Vjenë. Sot, e Premte, bisedimet teknike kanë vazhduar në formë dypalëshe dhe multilaterale në nivele të ndryshme. Pas takimit të Komisionit të Përbashkët dje (e enjte), u vendos që bisedimet teknike në takimet e ekspertëve në të dy fushat të heqjes së sanksioneve dhe çështjeve bërthamore të vazhdonin. Rezultatet e takimeve të këtyre dy grupeve të ekspertëve do t'i njoftohen Komisionit të Përbashkët të marrëveshjes bërthamore.