Vazhdojnë negociatat mes Iranit dhe Grupit 4+1
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i106970-vazhdojnë_negociatat_mes_iranit_dhe_grupit_4_1
Zv/ministri i punëve të jashtme të Iranit ka njoftuar për vazhdimin e bisedimeve të Iranit me anëtarët e tjerë të komisionit të përbashkët për marrëveshjen bërthamore në nivel të grupeve punuese dhe të takimeve të ndryshme.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Prill 17, 2021 10:09 Europe/Tirane
  • Vazhdojnë negociatat mes Iranit dhe Grupit 4+1

Zv/ministri i punëve të jashtme të Iranit ka njoftuar për vazhdimin e bisedimeve të Iranit me anëtarët e tjerë të komisionit të përbashkët për marrëveshjen bërthamore në nivel të grupeve punuese dhe të takimeve të ndryshme.

Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se Sejed Abas Erakçi, zv/ministri i punëve të jashtme të Iranit dhe shefi i delegacionit negociator të Iranit, në lidhje me takimet e sotshme të komisionit të përbashkët të marrëveshjes bërthamore në Vjenë, ka thënë: “Sot, bisedimet tona do të vazhdojnë dhe zhvillohen në nivel të grupeve punuese dhe në nivel të takimeve shumëpalëshe”.

Komisioni i përbashkët për marrëveshjen bërthamore sot gjithashtu do të zhvillojë takim në nivel të nivel të zv/ministrave të punëve të jashtme të Iranit dhe shteteve të Grupit 4+1 me qëllim të shqyrtimit të procesit dhe rezultateve të bisedimeve teknike në nivel të ekspertëve.

Gjatë takimeve të sotshme gjithashtu do të vendoset edhe në lidhje me vazhdimin e bisedimeve.