5 persona të lënduar nga tërmeti 5.9 shkallë në Ganave të Iranit
Një tërmet me 5.9 shkallë të Righter ka goditur portin Ganave në jugperëndim të Iranit ku si pasojë janë raportuar 5 persona të lënduar.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se një tërmet 5.9 ballë në ora 11:11 të ditës së sotme ka goditur rrethin Ganave në provincën Bushehr të Iranit.
Sipas zëdhënësi të Organizatës Gjysmëhëna e Kuqe e Iranit, ky tërmet deri më tani ka shkaktuar lëndimin e pesë personave që 4 persona janë lënduar në Ganave dhe një person është lënduar në Dejlam.
Ky tërmet ka shktuara dëmtimin e mureve dhe xhamave të shtëpive në qytete dhe fshatra të rrethit Ganave.
Ky tërmet koha e të cilit relativisht ka qenë e gjatë është ndjerë në qytetet Bushehr, Borazxhan, Ganave dhe gjithashtu provincat për rreth Bushehrit.
Zyra për marrëdhënie me publikun e centralit bërthamor të Bushehrit ka njoftuar se ky tërmet nuk ka shkaktuar kurrfarë dëmtime në objektet e centralit bërthamor të Bushehrit.
Autoritetet e provincës Bushehrit kanë thënë se ekipet emergjente menjëherë kanë dal në terren për vlerësimin e dëmtimeve dhe trajtimin e personave të lënduar të mundshëm.