Ruhani thekson zgjerimin e marrëdhënieve mes Iranit dhe Serbisë
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i107032-ruhani_thekson_zgjerimin_e_marrëdhënieve_mes_iranit_dhe_serbisë
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit në takim me ministrin e punëve të jashtme të Serbisë ka theksuar zgjerimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimeve bilaterale mes të dy vendeve.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Prill 18, 2021 14:46 Europe/Tirane
  • Ruhani thekson zgjerimin e marrëdhënieve mes Iranit dhe Serbisë

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit në takim me ministrin e punëve të jashtme të Serbisë ka theksuar zgjerimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimeve bilaterale mes të dy vendeve.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Hasan Ruhani, presidenti i Republikës Islamike të Iranit, ditën e diele në takim me Nikola Selakoviç, ministrin e punëve të jashtme të Serbisë i cili po qëndron për një vizitë zyrtare në Iran, deklaroi se Irani gjithnjë ka mbështetur unitetin kombëtar të Serbisë dhe ka theksuar nevojën për forcimin e bashkëpunimeve ndërkombëtare Teheran-Beograd. Ruhani duke thënë se Irani beson në nevojën e domosdoshme për ruajtjen e paqes, stabilitetit dhe sigurisë në rajonin e Ballkanit dhe në forcimin e bashkëjetesës mes të gjithë popujve dhe grupeve etnike, shtoi: “Lufta kundër terrorizmit dhe vendosja e paqes dhe stabilitetit dhe e sigurisë ka nevojë për bashkëpunim të gjithanshëm të të gjitha vendeve”.

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit në këtë takim vuri në dukje përhapjen e virusit Korona në vendet e ndryshme të botës duke përfshirë edhe Iranin dhe Serbinë, deklaroi gatishmërinë e Iranit për pjesëmarrje dhe bashkëpunime shkencore dhe profesionale me Serbinë në fushën e përballjes me pandeminë e virusit Korona.

Ruhani gjithashtu vuri në dukje vendosjen e sanksioneve të paligjshme dhe luftës ekonomike tre vjeçare të Amerikës kundër popullit të Iranit dhe tha: “Me heqjen e plotë të sanksioneve, do të krijohet një hapësirë e re për bashkëpunim ekonomik të Iranit me botën dhe është më mirë që vendet mike të bëjnë përpjekje për ta shfrytëzuar këtë rast sa më mirë”.

Nga ana e tij, ministri i punëve të jashtme të Serbisë në këtë takim tha se Serbia gjithnjë ka qenë e vendosur për marrëdhënie miqësore me Iranin dhe ka theksuar zhvillimin dhe thellimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimeve mes të dy vendeve në fusha me interes të përbashkët. Nikola Selakoviç ka shtuar: “Gjithnjë mbështesim marrëveshjen bërthamore dhe qëllimet paqësore të programit atomik të Iranit”.