Irani bëhet kampion i Azisë në Mundjen e Lirë me 8 medalje
Prill 18, 2021 16:24 Europe/Tirane
Irani fitoi 179 pikë dhe u bë kampion i kampionatit aziatik të mundjes në stil të lirë 2021 të zhvilluar në Almati, Kazakistan, me tre medalje ari, tre argjendi dhe dy bronzi.
Hasan Jazdani (86 kg), Kamran Kasempur (92 kg) dhe Ali Shababi (97 kg) fituan medalje të arta për Iranin. Alireza Sarlak (57 kg), Mostafa Hoseinkhani (74 kg) dhe Ali Savadkuhi (79 kg) fituan medalje argjendi. Gjithashtu, Morteza Kiasi (65 kg) dhe Amin Taheri (125 kg) arritën të fitojnë medaljen e bronztë. Në Kampionatin e Azisë, India dhe Kazakistani u renditën të dytët dhe të tretët me 151 dhe 149 pikë.
Tags