Gjeneral Gha’ani: Rruga e Frontit të Rezistencës vazhdon
Komandanti i forcës Kods të Gardës Revolucionit Islamik të Iranit deklaroi se rruga e martir Hixhazi dhe e Frontit të Rezistencës akoma vazhdon dhe do të vazhdojë.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se gjeneral Esmail Gha’ani, komandanti i forcës Kods të Gardës Revolucionare të Iranit, ditën e martë në ceremoninë e varrimit të martir gjeneral Sejed Muhamed Hixhazi në Esfahan, në qendër të Iranit, deklaroi: “Sot, Fronti i Rezistencës nga Irani e deri në Liban, Siri, Palestinë dhe Jemen dhe fijet e rezistencës të cilët kanë mësuar në këtë shkollë kanë një detyrë themelore për t’u përballur me regjimin sionist dhe kjo rrugë e rezistencës do të vazhdojë deri në ardhjen e kohës së shfaqjes së Imam Mahdi (a.xh.). Kjo është një rrugë në të cilën Zoti i madhëruar ka premtuar fitoren e madhe, do të vazhdojë me dinamizëm dhe suksese të mëdha dhe mund të ndalet vetëm në kohën e formimit të qeverisjes universale të Imam Mahdi (a.s.)”.
Gjeneral Gha’ani duke thënë se martir Hixhazi ka drejtuar forcat vullnetare si mbështetëse të Revolucionit Islamik, kujtoi veprimtarinë e këtij gjenerali të madh në Frontin e Rezistencës dhe tha: “Gjatë Mbrojtjes së Lavdishme në çdo kohë e vend kur është paraqitur nevoja, ka qenë i pranishëm në çdo front ashtu si shumë njerëz të tjerë me virtyte të larta njerëzore”.
Në këtë ceremoni, kanë marrë pjesë ushtarakë dhe komandantë të Ushtrisë dhe të Gardës Revolucionare si dhe funksionarë të tjerë shtetërorë të Iranit.