Ruhani: Siguria është brenga e përbashkët e Iranit dhe Pakistanit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i107154-ruhani_siguria_është_brenga_e_përbashkët_e_iranit_dhe_pakistanit
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit duke theksuar nevojën e domosdoshme për garantimin e paqes dhe stabilitetit në rajonin duke u mbështetur në mekanizmat rajonale, ka theksuar rëndësinë e garantimit të sigurisë së kufijve mes të dy vendeve, Iranit dhe Pakistanit.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Prill 21, 2021 13:35 Europe/Tirane
  • Ruhani: Siguria është brenga e përbashkët e Iranit dhe Pakistanit

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit duke theksuar nevojën e domosdoshme për garantimin e paqes dhe stabilitetit në rajonin duke u mbështetur në mekanizmat rajonale, ka theksuar rëndësinë e garantimit të sigurisë së kufijve mes të dy vendeve, Iranit dhe Pakistanit.

Hasan Ruhani, presidenti i Republikës Islamike të Iranit, në takim me Shah Mahmud Kurejshi, ministrin e punëve të jashtme të Pakistanit, gjithashtu vuri në dukje vendimin e Amerikës për të larguar forcat ushtarake nga Afganistani dhe tha se prania ushtarake amerikane në rajon nuk ka ndihmuar në ruajtjen e sigurisë dhe stabilitetit dhe deklaroi: “Irani dhe Pakistani si shtetet më të rëndësishme fqinjë të Afganistanit duhet të bashkëpunojnë mese vete për të luajtur rolin e vet për administrimin e procesit të paqes në Afganistanit”.  

Ruhani në këtë takim gjithashtu ka deklaruar përsëri gatishmërinë e Republikës Islamike të Iranit për të siguruar nevojat e Pakistanit në fushën e energjisë.

Nga ana e tij, ministri i punëve të jashtme të Pakistanit gjithashtu në këtë takim duke theksuar zgjerimin e marrëdhënieve mes të dy vendeve, u shpreh optimist se në të ardhmen e afërt do të vërejmë zhvillime të reja në fushat tregtare dhe ekonomikes mes të dy vendeve. Shah Mahmud Kurejshi gjithashtu duke vlerësuar qëndrimet e Iranit në mbështetje ndaj Pakistanit në lidhje me çështjet rajonale dhe ndërkombëtare, deklaroi mbështetjen e Pakistanit ndaj marrëveshjes bërthamore si një sukses i madh i diplomacisë në nivel global dhe tha: “Jemi shumë të kënaqur që me përpjekjet e Iranit është ruajtur marrëveshja bërthamore dhe sot jemi dëshmitar të negociatave për ringjalljen e kësaj marrëveshje shumëpalëshe”.