Hulumtuesit iranian kanë zbuluar dhe regjistruar 33 asteroide
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i107304-hulumtuesit_iranian_kanë_zbuluar_dhe_regjistruar_33_asteroide
Autoritetet e Organizatës Hapësinore të Iranit kanë bërë të ditur suksesin e hulumtuesve iranianë në zbulimin dhe regjistrimin e 33 asteroideve në sistemin diellor.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Prill 24, 2021 11:51 Europe/Tirane
  • Hulumtuesit iranian kanë zbuluar dhe regjistruar 33 asteroide

Autoritetet e Organizatës Hapësinore të Iranit kanë bërë të ditur suksesin e hulumtuesve iranianë në zbulimin dhe regjistrimin e 33 asteroideve në sistemin diellor.

Agjencia e lajmeve Mehr njoftoi se autoritetet e Organizatës Hapësinore të Iranit në takimin e e 58-të të Komitetit shkencor-teknologjik COPUOS të OKB në Vjenë të Austrisë i cili po zhvillohet në mënyrë virtuale, kanë bërë të ditur suksesin e hulumtuesve iranian në zbulimin dhe regjistrimin e 33 asteroideve në sistemin diellor.

Autoritetet e Organizatës Hapësinore të Iranit me leximin e një deklarate në lidhje me aktivitetet e zhvilluara për vëzhgimin e trupave qiellorë të afërt me tokën, kanë konfirmuar zyrtarisht suksesin e hulumtuesve iranianë në zbulimin dhe regjistrimin e këtyre asteroideve.

Në këtë takim virtual i cili do të vazhdojë deri në javën e ardhshme, përfaqësuesit e vendeve anëtare dhe vëzhgues do të diskutojnë në lidhje me mbetjet hapësinore, rolin e vendeve me historik në aktivitetet hapësinore në krijimin e mbetjeve hapësinore dhe përgjegjësinë e tyre.