Irani dënon dhunën brutale kundër popullit palestinez
Irani ka dënuar veprimet brutale të agresionit të regjimit izraelit kundër popullit palestinez në Jeruzalem, duke thënë se mizoritë e tilla duhet të marrin fund menjëherë.
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane Said Khatibzadeh përshëndeti të shtunën rezistencën e popullit palestinez, veçanërisht të të rinjve në Kudsin e Shenjtë. Ai gjithashtu nxiti organet ndërkombëtare të ndërmarrin një veprim për t'i dhënë fund veprimeve çnjerëzore të regjimit izraelit kundër popullit të pambrojtur palestinez dhe për të ndalur përdhosjen e xhamisë al-Aksa. Zëdhënësi iranian vuri në dukje vazhdimin e pushtimit dhe krimeve të sionistëve kundër palestinezëve dhe theksoi rëndësinë e mbështetjes për rezistencën deri në çlirimin e Palestinës. "Toka Palestineze i përket popullit Palestinez dhe regjimi sionist është një regjim uzurpues dhe okupues," tha Khatibzadeh. Ai shtoi se çështja palestineze mund të zgjidhet vetëm duke mbajtur një referendum midis banorëve autoktonë të tokës palestineze. Dhuna e policisë dhe kolonëve izraelitë shpërtheu në zonë të enjten në mbrëmje dhe vazhdoi deri të premten, duke lënë 110 palestinezë të plagosur dhe 50 të tjerë të arrestuar, sipas agjencisë zyrtare të lajmeve të Palestinës Wafa.