Paralajmërimi i Iranit për Izraelin
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i107366-paralajmërimi_i_iranit_për_izraelin
"Masat që janë marrë gjatë ditëve të fundit si dhe ato që do të merren në të ardhmen do të rrezikojnë interesat e izraelitëve dhe do t'i sjellin ata në vete", nënvizoi Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës Islamike të Iranit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Prill 25, 2021 15:50 Europe/Tirane
  • Paralajmërimi i Iranit për Izraelin

"Masat që janë marrë gjatë ditëve të fundit si dhe ato që do të merren në të ardhmen do të rrezikojnë interesat e izraelitëve dhe do t'i sjellin ata në vete", nënvizoi Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës Islamike të Iranit.

Këtë të Dielë, 25 Prill, Gjeneral Muhamed Bakeri foli për ngjarjet e fundit në Palestinën e okupuar duke thënë: “Sionistët veprojnë pa u ndëshkuar duke sulmuar territorin sirian, ata përfshihen në veprime dashakeqe në det dhe gjetkë pa hasur në pasoja. Bakeri përmendi një seri incidentesh në Iran, duke përfshirë një ndërprerje të energjisë në impiantin e pasurimit të uraniumit Natanz, si dhe sulme ndaj cisternave të naftës në ujërat ndërkombëtare, në të cilat Izraeli dyshohet të ketë një rol. " Gjeneral Bakeri refuzoi të zbulonte se cila palë do të hakmerret ndaj veprimeve dashakeqe të Izraelit dhe shtoi : “Ne nuk e dimë. E tëra ajo që dimë është se fronti i Rezistencës do të hakmerret ndaj sionistëve. " I pyetur në lidhje me reagimin e mundshëm të Iranit nëse Izraeli vazhdon veprimet e tij armiqësore, ai tha, "Nuk është e qartë se cila do të jetë përgjigja e Iranit, por regjimi sionist nuk do të ketë qetësi".