Takim i Zarif me kryeministrin irakian
(last modified Tue, 27 Apr 2021 06:08:30 GMT )
Prill 27, 2021 08:08 Europe/Tirane
  • Takim i Zarif me kryeministrin irakian

Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës Islamike të Iranit, Muhamed Javad Zarif, i cili është në Bagdad për t'u këshilluar me zyrtarët irakianë për çështje me interes të përbashkët, të hënën pasdite u takua me Kryeministrin e Irakut, Mustafa al-Kadhimi.

Sipas Agjencisë së Lajmeve Fars, Ministri i Jashtëm iranian Zarif në këtë takim, vlerësoi përpjekjet e veçanta të kryeministrit irakian në ndjekjen e çështjeve në marrëdhëniet dypalëshe dhe rajonale që lidhen me Republikën Islamike të Iranit, si dhe zhvillimet e fundit në negociatat e Republikës Islamike të Irani me vendet P5 + 1. Ai falënderoi Irakun për mbështetjen e tij për marrëveshjen bërthamore dhe për heqjen e sanksioneve të padrejta dhe të njëanshme të SHBA. Ministri i Jashtëm gjithashtu tha se Republika Islamike e Iranit është në kundërshtim me çdo veprim apo sjellje që ndikon negativisht në sigurinë e Irakut. Duke theksuar se Irani është partneri strategjik i Irakut, kryeministri irakian Mustafa al-Kadhimi gjithashtu iu referua mbështetjes së Iranit për Irakun në luftën kundër ISIS, duke shtuar: Ky pozicion i Iranit nuk do të harrohet kurrë në histori. Gjithashtu, palët diskutuan dhe shkëmbyen mendime edhe për zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe në një mënyrë që siguron interesa të përbashkëta dhe promovon tregtinë, si dhe përmbush detyrimet financiare dhe kontraktuale të të dy vendeve. Zarif, i cili është në një udhëtim dy-ditor pune në Irak, ishte takuar më parë me presidentin irakian Barham Saleh dhe kryetarin e parlamentit irakian Mohammed al-Halbousi dhe sot do të zhvillojë një vizitë në rajonin e Kurdistanit.

Tags