Irani anulon të gjitha linjat ajrore drejt Indisë
Kompania e linjave ajrore Mahan të Iranit me anë të një komunikate, ka bërë të ditur se kjo kompani ka anuluar të gjitha fluturimet e veta në drejtim të Indisë.
Agjencia e lajmeve Mehr njoftoi se kompania iraniane e linjave ajrore Mahan me anë të një komunikate, e ka njoftuar autoritetet e transportit ajrore NOTAM për anulimin e të gjitha fluturimeve të kësaj kompanie në drejtim të kryeqytetit të Indisë.
Në këtë komunikatë thuhet se duke marrë parasysh urdhrin e lëshuar nga autoritetet e transportit ajror të Iranit për ndalimin e të gjitha fluturimeve në drejtim të Indisë dhe Pakistanit dhe anasjelltas, kjo kompani gjithashtu ka ndërprerë fluturimet e veta në drejtim të Indisë.
Vlen të theksohet se autoritetet e transportit ajror të Iranit që nga ora 24:00 e datës 24 prill, me urdhër të shtabit kombëtar për pëballje me virusin Korona, ka ndaluar të gjitha fluturimet në drejtim të Indisë dhe Pakistanit dhe anasjelltas.
Për shkak të rritjes alarmante të rasteve me Covid-19, shumica e vendeve kanë pezulluar fluturimet me Indinë. Të fundit që i janë shtuar listës janë Spanja dhe Filipinet.