Në Iran fillon faza e dytë e vaksinimit kundër virusit Korona
(last modified Tue, 27 Apr 2021 14:21:53 GMT )
Prill 27, 2021 16:21 Europe/Tirane
  • Në Iran fillon faza e dytë e vaksinimit kundër virusit Korona

Faza e dytë e vaksinimit të qytetarëve kundër virusit Korona në Iran ka filluar sot nga qyteti Tabriz.

Agjencia e lajmeve ISNA njoftoi se faza e dytë e vaksinimit të qytetarëve kundër virusit Korona ka filluar sot në qytetin Tabriz duke përfshirë grupin e personave të moshës mbi 80 vjeçare.

Irexh Harirçi, zv/ministri i shëndetësisë së Iranit, në lidhje me fillimin e kësaj faze të vaksinimit, deklaroi: “Vaksinimi kundër virusit Korona kryesisht nuk do të bëhet në qendrat shëndetësore, por në qendrat sportive të cilat janë pajisur me kushte të duhura si dhe në spitale të improvizuara për këtë çështje, për arsye se grumbullimi i njerëzve vetëm sa e shton më tepër rrezikun e përhapjes më të madhe të pandemisë së virusit Korona. Pas kësaj faze do të fillohet regjistrimi i personave të moshës mbi 65-75 vjeç të cilat sipas radhës do të marrin vaksinën kundër virusit Korona”.

 

Tags