Vjenë: Negociatorët përshpejtojnë procesin e bisedimeve
Përfaqësuesit e Iranit dhe nënshkruesit e marrëveshjes bërthamore të vitit 2015, kanë rënë dakord të përshpejtojnë procesin e bisedimeve mbi ringjalljen e marrëveshjes.
Diplomatë të lartë nga Irani dhe G4 + 1 përfunduan të martën seancën e parë të një raundi të ri bisedimesh brenda kuadrit të Komisionit të Përbashkët të marrëveshjes bërthamore në kryeqytetin austriak, Vjenë. Negociatorët ranë dakord që grupet e ekspertëve të vazhdonin punën e tyre në një mënyrë "intensive dhe të shpejtë" në dy fusha të heqjes së sanksioneve të SHBA kundër Iranit dhe masave bërthamore që kërkohen të merren nga Teherani. U vendos gjithashtu të ngrihet një grup i tretë ekspertësh për të shqyrtuar rregullat praktike të nevojshme për të zbatuar procesin e heqjes së sanksioneve dhe më pas kthimin e Shteteve të Bashkuara në marrëveshjen bërthamore. Pas përfundimit të raundit të ri të bisedimeve në Vjenë, Mikhail Ulyanov, ambasadori rus në organizatat ndërkombëtare në Vjenë, tha në një postim në llogarinë e tij në Twitter se pjesëmarrësit kanë konsensus për rivendosjen e plotë të marrëveshjes bërthamore në formën e saj origjinale dhe vendosën për të shpejtuar procesin. Përfaqësuesi i lartë i BE-së Enrique Mora shkroi në Twitter se pjesëmarrësit në Komisionin e Përbashkët të marrëveshjes bërthamore synojnë të "përparojnë në objektivat tona: ribashkimi i SHBA me marrëveshjen bërthamore dhe zbatimi i plotë i marrëveshjes".