Eragçi: Të gjitha sanksionet duhet të hiqen
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i107480-eragçi_të_gjitha_sanksionet_duhet_të_hiqen
Zëvendës Ministri Politik i Jashtëm i Republikës Islamike të Iranit të martën në mbrëmje, pas përfundimit të takimit të Komisionit të Përbashkët të marrëveshjes bërthamore në Vjenë, theksoi heqjen e të gjitha sanksioneve të SHBA kundër Iranit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Prill 28, 2021 04:36 Europe/Tirane
  •  Eragçi: Të gjitha sanksionet duhet të hiqen

Zëvendës Ministri Politik i Jashtëm i Republikës Islamike të Iranit të martën në mbrëmje, pas përfundimit të takimit të Komisionit të Përbashkët të marrëveshjes bërthamore në Vjenë, theksoi heqjen e të gjitha sanksioneve të SHBA kundër Iranit.

Në një intervistë për Press TV, Seyyed Abbas Eragçi sqaroi se të gjitha sanksionet që janë vendosur pas zbatimit të marrëveshjes bërthamore; Të dyja llojet si ata që janë vendosur nën administratën Obama dhe ato që janë vendosur nën Trump duhet të shfuqizohen.  Eragçi për të ashtuquajturat sanksione të tipit "Katsa" gjithashtu tha: Irani insiston në heqjen e të gjitha sanksioneve, përfshirë ato të llojit Katsa.  Zëvendës Ministri i Jashtëm i Republikës Islamike të Iranit gjithashtu vuri në dukje masat për veprimet e SH.B.A.-së dhe Iranit, duke vërejtur se pozicioni i Iranit nuk ka ndryshuar; Shtetet e Bashkuara duhet së pari të heqin të gjitha sanksionet dhe Irani do të kthehet në detyrimet e tij vetëm pasi të verifikojë heqjen e sanksioneve të SHBA. "Seyed Abbas Eragçi", duke iu referuar grupit të tretë të punës të Komisionit të Përbashkët, i cili do të fillojë të punojë në Vjenë të Mërkurën dhe ishte i njohur më parë si Grupi i Punës për marrëveshjet dhe rrethanat, tha:  Komisioni do të përqendrohet në rregullimet praktike.  "Përveç rishikimit të procesit të verifikimit dhe kohëzgjatjes së tij, detyra e këtij grupi punues do të jetë të vendosë një kalendar për veprimet e të gjitha palëve për të përmbushur detyrimet e tyre" tha  Eragçi.  Zëvendës Ministri i Jashtëm i Republikës Islamike të Iranit theksoi se Irani nuk e pranon që bisedimet të vazhdojnë pa rezultate, duke shtuar se nëse ndiejmë që palët e tjera nuk janë mjaft serioze, ne do t'i ndërpresim bisedimet. Eragçi gjithashtu shprehu kënaqësinë për ngjashmërinë e pozicioneve të Kinës dhe Rusisë me Iranin dhe tha: Para takimit të së martës të Komisionit të Përbashkët të marrëveshjes bërthamore në bisedimet dypalëshe dhe trepalëshe me delegacionet kineze dhe ruse, ne kuptuam se ndajmë pozicione të njëjta në pothuajse të gjitha rastet.