Zarif kritikon politikat e Francës
Duke iu referuar provës raketore të Francës dhe përpjekjeve të Parisit dhe disa vendeve të tjera për të kufizuar programin raketor të Iranit, Ministri i Jashtëm i Republikës Islamike të Iranit shkroi: Me sa duket një strehë dhe dy cati është e mundshme.
Sipas IRNA, Muhamed Javad Zarif të Mërkurën në mbrëmje shkroi në Twitter se "me sa duket një strehë dhe dy cati është e mundshme", duke postuar një video të Francës duke provuar raketën strategjike M51.2. Ushtria Franceze provoi të mërkurën në mëngjes një raketë strategjike balistike nga një nëndetëse në vendin e quajtur Biscarosse në bregdetin e Atlantikut. Raketa, e cila është në zemër të politikës parandaluese bërthamore, nuk mbante një kokë luftarake. Ministria Franceze e Forcave të Armatosura tha në një deklaratë se testi ishte "bazuar në respektimin e rreptë të detyrimeve ndërkombëtare të Francës". Prova erdhi në një kohë kur Franca është një nga palët që pretendon se programi raketor i Iranit dhe aktivitetet rajonale duhet të negociohen dhe të kufizohen.