Asnjë akt keqbërës i sionistëve nuk do të mbetet pa përgjigje
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i107562-asnjë_akt_keqbërës_i_sionistëve_nuk_do_të_mbetet_pa_përgjigje
Një ndihmës i lartë i kryetarit të Parlamentit të Iranit deklaroi se zhvillimet që ndodhën në territoret e okupuara ditët e fundit kanë provuar qartë se asnjë veprim keqbërës i sionistëve nuk do të mbetet pa përgjigje.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Prill 29, 2021 15:50 Europe/Tirane
  • Asnjë akt keqbërës i sionistëve nuk do të mbetet pa përgjigje

Një ndihmës i lartë i kryetarit të Parlamentit të Iranit deklaroi se zhvillimet që ndodhën në territoret e okupuara ditët e fundit kanë provuar qartë se asnjë veprim keqbërës i sionistëve nuk do të mbetet pa përgjigje.

"Ajo që ndodhi ditët e fundit provoi se ligësia e sionistëve nuk do të mbetet pa përgjigje dhe Fronti i Rezistencës do të veprojë me fuqi përballë veprimeve të tyre agresive," tha të enjten Hosein Amir-Abdollahian në një takim me përfaqësuesin e lëvizjes Xhihadi Islamik i Palestinës, Naser Abu Sharif. Ai shtoi se pasoja e veprimeve të paskrupullta të regjimit sionist është një goditje më e fortë që ai ka marrë dhe dëmi që ka pësuar. Amir-Abdollahian, i cili është gjithashtu sekretari i përgjithshëm i Konferencës Ndërkombëtare në Mbështetje të Intifadës Palestineze, shtoi se një mbështetje e plotë për Frontin e Rezistencës, e cila mund të materializohej përmes unitetit midis të gjitha vendeve myslimane, do të ishte mënyra "e duhur dhe përfundimtare" për t’iu kundërvënë regjimit izraelit në rajon. Ai vuri në dukje se realizimi i çështjes palestineze është i mundur përmes solidaritetit midis vendeve myslimane dhe Frontit të Rezistencës përballë regjimit izraelit. Nga ana e tij, zyrtari i lëvizjes Xhihadi Islamik i Palestinës përshëndeti mbështetjen e veçantë të Iranit për popullin palestinez dhe tha se natyra e lëkundur e fuqisë së regjimit izraelit brenda territoreve të okupuara u zbulua javën e kaluar. Naser Abu Sharif vlerësoi Iranin si një mbështetës të vendosur të Frontit të Rezistencës dhe tha se uniteti i plotë midis grupeve palestineze përballë regjimit sionist është një parakusht për shpëtimin e Palestinës. Lëvizja Xhihadi Islamike nuk do ta ndryshonte kurrë pozicionin e saj në luftën kundër regjimit sionist, shtoi ai.