Vazhdojnë bisedimet intensive të Iranit dhe grupit 4+1 në Vjenë
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i107594-vazhdojnë_bisedimet_intensive_të_iranit_dhe_grupit_4_1_në_vjenë
Bisedimet mes delegacioneve të Iranit dhe shteteve të grupit 4+1 po vazhdojnë në nivele dhe në formate të ndryshme në Vjenë të Austrisë.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Prill 30, 2021 14:44 Europe/Tirane
  • Vazhdojnë bisedimet intensive të Iranit dhe grupit 4+1 në Vjenë

Bisedimet mes delegacioneve të Iranit dhe shteteve të grupit 4+1 po vazhdojnë në nivele dhe në formate të ndryshme në Vjenë të Austrisë.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se ditën e enjte janë zhvilluar takime katërpalëshe mes Sejed Abas Erakçi, shefit të delegacionit iranian dhe shefave të delegacioneve të tre shteteve evropiane.

Sejed Abas Erakçi dhe Anrique Moora, zv/shefi i diplomacisë evropiane, gjithashtu kanë zhvilluar takime e bisedime mes vete. Përveç kësaj, janë zhvilluar takime dhe bisedime edhe mes Sejed Abas Erakçi dhe ministrit të punëve të jashtme të Austrisë.

Bisedimet në Vjenë për marrëveshjen bërthamore do të vazhdojnë edhe sot (të premten) për të shqyrtuar rezultatet e bisedimeve të grupeve punuese në nivel të ndryshëm. Raundi i tretë i negociatave të komisionit të përbashkët të marrëveshjes bërthamore ka filluar ditën e martë në Vjenë të Austrisë dhe pjesëmarrësit në këto negociata kanë theksuar për nevojën e përshpejtimit të procesit të negociatave.