Takimi i Komisionit të Përbashkët të marrëveshjes bërthamore
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i107626-takimi_i_komisionit_të_përbashkët_të_marrëveshjes_bërthamore
Takimi i Komisionit të Përbashkët të marrëveshjes bërthamore do të mbahet në Vjenë, kryeqyteti i Austrisë, në prani të delegacionit iranian dhe përfaqësuesve të grupit P4 + 1.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 01, 2021 04:49 Europe/Tirane
  • Takimi i Komisionit të Përbashkët të marrëveshjes bërthamore

Takimi i Komisionit të Përbashkët të marrëveshjes bërthamore do të mbahet në Vjenë, kryeqyteti i Austrisë, në prani të delegacionit iranian dhe përfaqësuesve të grupit P4 + 1.

Sipas IRNA, takimi i Komisionit të Përbashkët me praninë e Iranit dhe delegacioneve P4 + 1 (Gjermani, Francë, Rusi, Kinë dhe Britani) do të mbahet sot, e Shtunë, për të shqyrtuar dhe përmbledhur rezultatet e punës së tre grupeve të ekspertëve bërthamorë për çështjen e sanksioneve dhe rregullime ekzekutive.  Grupet e punës dhe delegacionet kanë zhvilluar takime intensive ditët e fundit për të diskutuar tekstet e çështjeve përkatëse.  Në fund të raundit të parë të takimit të Komisionit të Përbashkët të marrëveshjes bërthamore, anëtarët e komisionit theksuan nevojën për të shpejtuar procesin e negociatave.  Raundi i parë i takimit të Komisionit të Përbashkët të marrëveshjes bërthamore u mbajt në Vjenë me pjesëmarrjen e delegacioneve iraniane dhe P4 + 1.  Në këtë takim, pjesëmarrësit vendosën të përshpejtonin procesin e bisedimeve dhe u ra dakord që aktivitetet e grupeve të ekspertëve në dy fushat atë të heqjes së sanksioneve dhe rregullimeve të vazhdonin intensivisht dhe me shpejtësi.