Ruhani thekson rëndësinë dhe statusin e arsimit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i107644-ruhani_thekson_rëndësinë_dhe_statusin_e_arsimit
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit theksoi se vëmendja ndaj arsimit ka qenë një nga përparësitë kryesore të kësaj qeverie.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
May 01, 2021 20:00 Europe/Tirane
  • Ruhani thekson rëndësinë dhe statusin e arsimit

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit theksoi se vëmendja ndaj arsimit ka qenë një nga përparësitë kryesore të kësaj qeverie.

Presidenti i Iranit, Hassan Ruhani, të Shtunën, në prag të 2 majit dhe Ditës së Mësuesit në Iran, në një takim me mësues dhe edukatorë, duke përkujtuar mësuesit e mëdhenj si dëshmori Morteza Motahhari, tha:  Mësuesit e vlefshëm me moralin, sjelljen dhe etikën e tyre patën një ndikim të madh në fushën e arsimit. Ruhani, duke vlerësuar personalitetin e madh të Dëshmorit Motahhari dhe duke përkujtuar Javën e Mësuesit, shtoi:  Dëshmori Motahhari është një nga personalitetet më të vlefshme të shoqërisë iraniane që kishte dhembshuri për kulturën dhe fenë e shoqërisë iraniane. Presidenti i Iranit theksoi reformën dhe përmirësimin e metodave të arsimit dhe tha: Bota e së ardhmes është bota e inteligjencës artificiale, robotëve dhe hapësirës kibernetike dhe ne duhet ta edukojmë studentin për botën e nesërme. Ruhani e konsideroi gjuhën perse si burim uniteti i të gjitha grupeve etnike iraniane dhe duke iu referuar rëndësisë së rolit të gjuhës kombëtare dhe zyrtare në krijimin e kulturës kombëtare, theksoi nevojën që mësuesit t'i kushtojnë vëmendje të veçantë gjuhës zyrtare në shkolla.