Lirimi i 7 miliardë dollarëve nga pasuritë e bllokuara të Iranit
Mediat perëndimore dhe ruse raportuan se Shtetet e Bashkuara do të lironin 7 miliard dollarë të aseteve të bllokuara iraniane.
Shtetet e Bashkuara ka të ngjarë të lirojnë 7 miliardë dollarë të aseteve të bllokuara iraniane, njoftoi agjensia e lajmeve Sputnik. Pasi botimi të lajmit për heqjen e mundshme të sanksioneve, çmimi i dollarit ra ndjeshëm kundrejt monedhës iraniane. Associated Press ka raportuar më parë se Uashingtoni ka në plan të heqë sanksionet e vendosura në vitin 2018nga administrata Trump me qëllimin për të ndihmuar të dy vendet të kthehen në marrëveshjen bërthamore. Revista Bloomberg duke cituar një zyrtar evropian shkroi se për arritjen e marrëveshjes në bisedimet e Vjenës duhet ende shumë punë. Zyrtari evropian, i cili nuk dëshironte të emërohej për shkak të ndjeshmërisë së çështjes, theksoi se ka akoma shumë punë për të bërë për të arritur një marrëveshje përfundimtare. Ai tha se ka mbetur pak kohë, duke shtuar se palët negociuese shpresonin se do të bëhej më shumë përparim javën e ardhshme dhe se pikat më të rëndësishme nuk ishin arritur ende.