Superkompjuteri iranian "Simorgh" do të zbulohet së shpejti
Ministri i Komunikimit dhe Teknologjisë së Informacionit të Iranit njoftoi suksesin e superkompjuterit iranian "Simorgh" dhe publikimin e tij zyrtar në të ardhmen e afërt.
Sipas IRNA; "Mohammad Javad Azari Jahromi" në faqen e tij në Twitter të martën në mbrëmje shkroi: Inteligjenca artificiale është nxitësi i ardhshëm i ekonomive iraniane dhe botërore. Ministri i Komunikimeve shtoi: Të rinjtë iranianë patën sukses në sigurimin e kapacitetit përpunues të cilin e kishin të domosdoshëm për të vënë në veprim superkompjuterin iranian "Simorgh". Ai shtoi: Superkompjuteri ishte në gjendje të kalonte testet e tij dhe zbulimi i tij zyrtar do të bëhet së shpejti. Sipas këtij raporti, superkompjuteri Simorgh është një nga 100 super kompjuterët në botë teknologjia e prodhimit të të cilave monopolizohet vetëm nga disa vende. Projekti do të përdoret në fusha të tilla si inteligjenca artificiale, metadata dhe Interneti dhe siguron bazën për parashikimin e motit, analizën gjeologjike, sizmologjinë dhe analizën e të dhënave gjenetike në një platformë të gjerë të dhënash.