Zhvillohet manifestimi për Ditën Botërore të Kodsit në Iran
Ceremonia qytete për manifestimin e Ditës Botërore të Kodsit po zhvillohet në qytete të ndryshme të Iranit duke filluar nga sheshi “Palestina” në Teheran dhe duke respektuar protokollet shëndetësore.
Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se në këtë manifestim që po zhvillohet sot (të premten) në mënyrë vullnetare nga qytetarët iranianë, flamuri i Palestinës është ngritur në qytete të ndryshme të Iranit ndërsa i është vënë zjarri flamujve të regjimit uzurpues sionist dhe të Amerikës.
Pjesëmarrësit në këtë manifestim mbanin në dorë flamujt e Palestinës dhe të Hezbullahit të Libanit dhe kanë shprehur urrejtjen ndaj regjimit uzurpues sionist që ka pushtuar territoret palestineze.
Gjithashtu manifestimi simbolik i Ditës Botërore të Kodsit u zhvillua duke ngritur flamurin e Palestinës në qytete të ndryshme të Iranit. Duke marrë parasysh përhapjen e virusit Korona dhe sipas rekomandimeve të autoriteteve shëndetësore, këtë vit nuk u zhvilluar kurrfarë tubimi ose marshi protestues i njerëzve me rastin e Ditës Botërore të Kodsit në Iran dhe manifestimi i Ditës Botërore të Kodsit kryesisht u zhvillua në mënyrë simbolike se nëpërmjet sferës virtuale.
Vlen të theksohet se të premten (sot) më 7 maj të vitit 2021 që përkon me 24 Ramazan të vitit 1442 të kalendarit hixhri kameri, është Dita Botërore e Kodsit.