Vazhdojnë bisedimet intensive në Vjenë
Pas theksimeve të bëra në komisionit e përbashkët të marrëveshjes bërthamore për nevojën e përshpejtimit të bisedimeve, dje dhe sot kanë vazhduar bisedimet intensive mes delegacioneve të Iranit dhe shteteve të Grupit 4+1.
Agjencia e lajmeve Mehr njoftoi se sot janë zhvilluar takime mes Abas Erakçi, shefit të delegacionit iranian dhe krerëve të delegacioneve të shtete të tjera duke përfshirë edhe disa takime me Enrique Moora, zv/shefin e diplomacisë evropiane, si dhe një takim katërpalësh mes përfaqësuesit të Iranit dhe tre shteteve evropiane.
Gjithashtu kanë vazhduar edhe bisedimet në nivel të grupeve të ekspertëve në kuadër të grupeve punuese për heqjen e sanksioneve, çështje atomike dhe masave ekzekutuese në mënyrë dypalëshe dhe shumëpalëshe.
Në këtë kuadër dje janë zhvilluar edhe takime dypalëshe mes delegacioneve të eksperteve të Iranit dhe delegacioneve të Rusisë dhe Kinës. Ndërkohë, sot gjithashtu janë zhvilluar takimeve dypalëshe në nivel të ekspertëve mes delegacioneve të Iranit dhe Rusisë.
Palët pjesëmarrëse në bisedime edhe sot në takimet e sotshme do të mundohen për reduktimin e mosmarrëveshjeve në lidhje me tekstin e marrëveshjes.