Qendra e parë e vaksinimit nga makina në Teheran
(last modified Sun, 09 May 2021 18:05:24 GMT )
May 09, 2021 20:05 Europe/Tirane
  • Qendra e parë e vaksinimit nga makina në Teheran

Shefi i Shtabit të përballjes me pandeminë e Koronavirusit në metropolin e Teheranit njoftoi hapjen e qendrës së parë të vaksinimit nga makinat në lindje të kryeqytetit.

Ceremonia e hapjes së qendrës së parë të vaksinimit nga makinat filloi në mesditën e sotme, të Dielën, në prani të Dr. Alireza Zali në parkun pyjor Sorkheh Hesar. Me krijimin e kësaj qendre, aplikantët do të shkojnë në vendin e vaksinimit me makinat e tyre, dhe vaksina anti-Covid do t'u injektohet njerëzve që plotësojnë kushtet e kualifikuara. Sipas Shefit të Shtabit të përballjes me pandeminë e Koronavirusit në Teheran, respektimi i distancës, ruajtja e rendit dhe rritja e numrit të marrësve të vaksinave janë ndër përfitimet e ngritjes së kësaj qendre, e cila synon të ruajë shëndetin e të moshuarve. Pasi u injektohet vaksina anti-Covid të moshuarve, ata duhet të qëndrojnë në makinën e tyre për 20 minuta për t'u monitoruar për efektet anësore të mundshme.

 

Tags