Zarif: Izraeli vjedh tokën e njerëzve, i vret në xhaminë e shenjtë
Ministri i Jashtëm i Iranit deklaroi se regjimi aparteid i Izraelit jo vetëm që vjedh tokën dhe shtëpitë e njerëzve, por gjithashtu vret adhurues të pafajshëm në një nga xhamitë më të shenjta për myslimanët.
Muhamed Xhavad Zarif i bëri komentet të hënën në një postim në llogarinë e tij në Twitter në lidhje me valën e fundit të dhunës nga forcat izraelite kundër popullit palestinez në Kods dhe në xhaminë al-Aksa, e cila deri më tani ka parë qindra palestinezë të plagosur, shumë në gjendje kritike, pas disa ditësh përplasjesh të dhunshme. Në postimin e tij, ministri i Jashtëm iranian dënoi krimet e regjimit izraelit kundër popullit palestinez dhe tha: "Nuk ishte e mjaftueshme që regjimi izraelit të vidhte tokat dhe shtëpitë e njerëzve; të krijonte një regjim të Aparteidit dhe të refuzonte të vaksinonte civilët nën okupimin ilegal. " Ai shtoi: "Regjimi okupator qëlloi adhuruesit e pafajshëm brenda Xhamisë së 3-të më të Shenjtë të Islamit në Bajramin më të Shenjtë të Islamit", i cili shënon fundin e muajit të shenjtë të Ramazanit. Më vonë të hënën, Zarif thirri homologun e tij turk, Mevlut Çavuşoğlu, për të diskutuar situatën e fundit në Kods dhe zhvillimet e tjera në territoret e okupuara Palestineze. Të dy ministrat e jashtëm ranë dakord që nëse sesioni i së hënës i Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara nuk arrinte në një përfundim se si t'i jepte fund agresionit të Izraelit kundër palestinezëve, Irani dhe Turqia duhet të përfitojnë nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara si dhe nga takimi i jashtëzakonshëm i Organizata e Bashkëpunimit Islam për adresimin e kësaj çështje.