Iran, 307 persona humbin jetën nga virusi Korona
Zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë së Iranit deklaroi se deri më tani janë regjistruar 2.691.352 persona të infektuar me virusin Korona dhe me vdekjen e 307 personave gjatë 24 orëve të fundit, numri i vdekjeve të shkaktuara nga virusi Korona në Iran ka shkuar në 75.568 persona.
Sima Sadat Lari, zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë, në lidhje me statistikat më të fundit të rasteve të personave të infektuar me virusin Korona në Iran, tha: “Nga dje e deri më sot dhe në bazë të analizave të sakta për diagnostikim, janë regjistruar 18.133 persona të infektuar me virusin Korona dhe në përgjithësi numri i personave të infektuar me virusin Korona në Iran, ka shkuar në 2.691,352 persona”.
Ajo shtoi: “Për fat të keq në 24 orët e fundit, 307 persona të infektuar me virusin Korona kanë humbur jetën dhe në këtë mënyrë numri i përgjithshëm i vdekjeve të shkaktuara nga virusi Korona në Iran, ka shkuar në 75.568 persona”.
Lari shtoi: “Për fat të mirë deri më tani 2.144.197 persona të infektuar me virusin Covid-19 janë kuruar dhe janë liruar nga spitalet. Ndërkohë 5.522 pacientë me Covid-19 në Iran janë në gjendje shëndetësore kritike dhe nën përkujdesje mjekësore”.
Zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë së Iranit theksoi: "Deri më tani në Iran janë kryer 17.343.586 analiza për diagnostikimin e virusit Korona".
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Iranit, deri më tani 1.570.588 persona kanë marrë dozën e parë e vaksinës kundër virusit Korona, ndërsa 312.137 persona kanë marrë dozën e dytë të vaksinës kundër virusit Korona.