Vaksina “Cov Iran Barakat” hyn në fazën e prodhimit me shumicë
Shefi i Shtabit Ekzekutiv të Urdhrit të Imam Khomejnit (ra) në ceremoninë e prezantimit të produktit final të prodhimit me shumicë të vaksinës iraniane “Cov Iran Barakat” kundër virusit Korona, theksoi se 30 milionë doza të kësaj vaksine do të prodhohen në muaj.
Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se Muhamed Mokhbar, shefi i Shtabit Ekzekutiv të Urdhrit të Imam Khomejnit (ra) në lidhje me prezantimin e parë të vaksinës iraniane të prodhuar me shumicë Cov Iran Barakat, deklaroi: “Sasia e parë e prodhimit të kësaj vaksine është 300 mijë doza dhe sot (të martën) e kemi dorëzuar atë pranë autoriteteve përkatëse. Ndërkohë në bazë të kapaciteteve aktuale deri në fund të muajit gusht, do të kemi mundësi të prodhojmë 30 milionë doza dhe t’i dorëzojmë ato pranë autoriteteve shëndetësore”.
Në lidhje me testimet njerëzore të kësaj vaksine të cilat janë bërë deri më tani dhe njëkohësisht me fazën e tretë, Muhamed Makhbar tha: “Rezultatet e testimit njerëzor kanë dalë gati 100% pozitive dhe deri më tani gjatë fazës së parë dhe të dytë, rezultatet kanë qenë 100% pozitive dhe shpresojmë që edhe deri në fund të fazës së tretë do të vazhdojnë këto rezultate”.
Vlen të theksohet se shkencëtarët dhe specialistët iranianë kanë arritur të prodhojnë disa lloje të vaksinës kundër virusit Korona, gjë që ka ngjallur vlerësimin e qarqeve shkencore të botës.