Garda Revolucionare e Iranit zotohet për mbështetje më të fuqishme për Palestinën
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i108204-garda_revolucionare_e_iranit_zotohet_për_mbështetje_më_të_fuqishme_për_palestinën
Korpusi i Gardës së Revolucionit Islamik të Iranit (IRGC) dënoi ashpër mizoritë jashtëzakonisht vdekjeprurëse të regjimit izraelit gjatë javëve të fundit në të gjithë territoret palestineze, duke u zotuar të qëndrojë më fuqishëm në mbështetje të kombit palestinez.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
May 12, 2021 16:24 Europe/Tirane
  • Garda Revolucionare e Iranit zotohet për mbështetje më të fuqishme për Palestinën

Korpusi i Gardës së Revolucionit Islamik të Iranit (IRGC) dënoi ashpër mizoritë jashtëzakonisht vdekjeprurëse të regjimit izraelit gjatë javëve të fundit në të gjithë territoret palestineze, duke u zotuar të qëndrojë më fuqishëm në mbështetje të kombit palestinez.

Në një deklaratë të publikuar të mërkurën, forca elitare ushtarake deklaroi se ofrimi i ndihmës për rezistencën islamike dhe Intifadën e Palestinës ishte misioni i saj historik dhe i pamohueshëm. Sigurimi i një mbështetje të tillë, shtoi ajo, ishte gjithashtu pjesë e trashëgimisë së Gjeneral Lejtnant Kasem Soleimani, ish-komandanti i Forcës Kuds të IRGC, i cili vitin e kaluar u martirizua në një sulm me dron të Shteteve të Bashkuara në aeroportin e Bagdadit. "Shumë palestinezë kanë vdekur nga krimet e regjimit fëmijëvrasës sionist dhe brutaliteti i okupatorëve sionistë ka shkelur vijat e kuqe ndërkombëtare", shtoi deklarata e IRGC. Mizoritë e sionistëve kanë lënduar ndjenjat dhe ndjeshmërinë e popujve në të gjithë Ummetin Musliman si dhe të njerëzve të tjerë liridashës e drejtësidashës në të gjithë botën, dhe gjithashtu zbuluan  natyrën e kalbur dhe djallëzore të regjimit uzurpues sionist dhe të mbështetësve të tij", thuhej më tej në deklaratë. Korpusi i Gardës së Revolucionit Islamik të Iranit, megjithatë, e përshkroi hakmarrjen e organizuar nga grupet palestineze të rezistencës, të cilat kanë qëlluar qindra raketa drejt territoreve të okupuara, si të lavdërueshme, dhe u zotua të mbështesë kombin palestinez "me zgjuarsi dhe më fuqimisht ... në këtë fushë beteje vendimtare". IRGC tha se Izraeli dhe SHBA - aleati më i madh dhe më i vjetër i Tel Avivit - duhej të paralajmërohen se strategjia përfundimtare e komunitetit mysliman ndërkombëtar në lidhje me okupimin konsistonte në tërheqjen përfundimtare të regjimit sionist nga territoret e okupuara.