Zarif arrin në Madrid
May 13, 2021 13:10 Europe/Tirane
Ministri i punëve të jashtme të Iranit ka arritur në kryeqytetin e Spanjës për një vizitë zyrtare në Madrid.
Agjencia e lajmeve Iran Press njoftoi se Muhamed Xhavad zarif, ministri i punëve të jashtme të Iranit, ditën e enjte në fillim të turneut të tij evropian, sot në mëngjes ka arritur në Madrid, kryeqytetin e Spanjës.
Zgjerimi i marrëdhënieve të gjithanshme dhe bashkëpunimeve të përbashkëta mes Iranit dhe Spanjës, janë temat kryesore që do të diskutohen në takimet e Zarif me autoritetet spanjolle.
Ministri i punëve të jashtme të Iranit para udhëtimit drejtë Evropës, ka zhvilluar një vizitë në Siri ku u takua dhe ka biseduar me autoritetet më të larta të këtij vendi.