Zarif: Me zyrtarët spanjollë u zhvilluan bisedime të gjera mbi marrëdhëniet ekonomike
Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës Islamike të Iranit shkroi në Twitter se me zyrtarë spanjollë kishte zhvilluar bisedime të gjera mbi marrëdhëniet ekonomike .
Sipas agjencisë IRNA, Ministri i Jashtëm iranian Mohammad Javad Zarif në Twitter shkroi: " Në Madrid kishim takime konstruktive me ministren Arancha Gonzalez Laia dhe Ministrin Spanjoll të Industrisë, Tregtisë dhe Turizmit Reis Maruto." Zarif në këtë mesazh shtoi se në këto takime "U zhvilluan bisedime të gjera mbi marrëdhëniet ekonomike". Ministri i Jashtëm iranian më tej shkroi: Ne gjithashtu diskutuam mbi marrëveshjen bërthamore, Palestinën, Gjirin Persik, Afganistanin dhe çështje të tjera rajonale dhe globale. Zarif të enjten mbërriti në kryeqytetin spanjoll, Madrid, në fillim të turneut të tij evropian. Fokusi kryesor i këtij udhëtimi është zgjerimi gjithëpërfshirës i marrëdhënieve dypalëshe dhe bashkëpunimi i përbashkët për çështje me interes të ndërsjellë. Para se të udhëtonte në Evropë, Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës Islamike të Iranit shkoi në Siri ku u takua me zyrtarët e këtij vendi.