Ruhani: Siguria dhe stabiliteti në Irak, është siguria e Iranit
(last modified Mon, 17 May 2021 13:44:55 GMT )
May 17, 2021 15:44 Europe/Tirane
  • Ruhani: Siguria dhe stabiliteti në Irak, është siguria e Iranit

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit deklaroi se siguria dhe stabiliteti në Irak, është siguri edhe e Iranit dhe ka theksuar bashkëpunimin e të dy vendeve për të luftuar kundër lëvizjeve të grupeve takfiriste dhe terroriste.

Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se presidenti i Republikës Islamike të Iranit ditën e hënë në një bisedë telefonike me Mustafa Al-Kadhimi, kryeministrin e Irakut, ka theksuar: “Grupi terrorist ISIS vazhdon të jetë një rrezik i rëndësishëm për sigurinë në rajon, prandaj bashkëpunimi i të dy vendeve është i domosdoshëm për të luftuar kundër këtij grupi. Amerika në luftën kundër terrorizmit po zhvillon një lojë të dyanshme dhe veprimet e tyre në kufijtë e Irakut dhe Sirisë janë të paqarta. Amerikanët gjithnjë në rajon kanë luajtur rol destruktiv dhe prania e tyre në Irak nuk ndihmon stabilitetin dhe sigurinë e këtij vendi”.

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit mirëpriti qëndrimet e Irakut në lidhje me Palestinën dhe në dënimin e krimeve të regjimit sionist dhe theksoi: “Ne presim që Iraku duke marrë parasysh potencialet e veta në Ligën Arabe, të bëjë përpjekje për të aktivizuar më shumë Ligën Arabe në çështjen e Palestinë”.

Ruhani gjithashtu theksoi nevojën e domosdoshme për zgjerimin dhe thellimin e marrëdhënieve mes të dy vendeve në fusha të ndryshme politike, ekonomike dhe për zgjerimin e bashkëpunimeve rajonale, ndërsa shtoi: “Zgjerimi i hekurudhës mes qyteteve të të dy vendeve do të ndihmojë zgjerimin dhe zhvillimin e marrëdhënieve ekonomike mes Iranit dhe Irakut”.

Mustafa Al-Kadhimi, kryeministri i Irakut, gjithashtu në këtë bisedë telefonike, ka dënuar krimet çnjerëzore të regjimit sionist kundër popullit të Palestinës dhe ka dënuar agresionin sionist dhe vrasjen e popullit palestinezë të pambrojtur në Rripin e Gazës dhe duke theksuar përballjen serioze dhe të prerë me këto krime, deklaroi: “Në kontaktet me krerët e vendeve islame dhe të vendeve anëtare të Ligës Arabe, me patjetër do të marrim qëndrime të prera në këtë drejtim”.

Kryeministri i Irakut në këtë bisedë telefonike gjithashtu theksoi se qeveria e Irakut do të marrë masa urgjente dhe serioze për sigurimin e qendrave diplomatike të Iranit në Irak dhe do të vendosë nën përndjekje ligjore shkaktarët e sulmeve ndaj qendrave diplomatike të Iranit në Irak.

Tags