May 18, 2021 09:24 Europe/Tirane
  • Zarif takohet me Papa Françeskun dhe Kryeministrin e Vatikanit

Ministri i Jashtëm iranian Muhamed Javad Zarif të hënën në mbrëmje në Vatikan u takua me Papa Françeskun, udhëheqësi katolik i botës.

Sipas agjencisë IRNA, gjatë takimit, Ministri i Jashtëm iranian paraqiti një panoramë të kushteve që janë krijuar nga sanksionet e njëanshme të SHBA kundër popullit iranian, veçanërisht në fushën e ilaçeve dhe vaksinave dhe vlerësoi qëndrimin konstruktiv të Papës kundrejt këtyre sanksioneve. Pas takimit me Papa Françeskun, Ministri i Jashtëm iranian sa i përket  takimeve të tij në Vatikan tha:  Në këto takime, ne diskutuam situatën ndërkombëtare, statusin e sanksioneve, etikën në shoqërinë islamike, rëndësinë e mbështetjes së strukturës së familjes dhe situatën në Palestinë. Zarif, i cili mbërriti në Romë dje si destinacioni i dytë i udhëtimit të tij në Evropë, u takua me Kryeministrin Kardinal Parolin dhe Kryepeshkopin Gallagher me të cilët diskutoi zhvillimet e fundit në marrëdhëniet dypalëshe, si dhe situatën në rajon. Gjatë takimit, Kryeministri i Vatikanit gjithashtu shprehu shpresën për konsultime të mëtejshme me Republikën Islamike të Iranit për çështje me interes të përbashkët në fusha të ndryshme. Zarif gjithashtu dje u takua me Ministrin e Bashkëpunimit të Jashtëm dhe Ndërkombëtar të Italisë, Louis Mayo.

Tags