Parlamenti Islamik i Iranit: Sanksionet ose hiqen 100 përqind ose nuk hiqen
(last modified Tue, 18 May 2021 14:15:12 GMT )
May 18, 2021 16:15 Europe/Tirane
  • Parlamenti Islamik i Iranit: Sanksionet ose hiqen 100 përqind ose nuk hiqen

Mbi 200 deputetët të Parlamenti Islamik të Iranit kanë miratuar një deklaratë në të cilën kanë theksuar nevojën e heqjes së të gjitha sanksioneve ndaj Iranit.  

Agjencia e lajmeve Iran Press njoftoi se mbi 200 deputetë të Parlamentit Islamik të Iranit me anë të një deklarate, kanë theksuar politikën e prerë të Republikës Islamike të Iranit për heqjen e vërtetë të të gjitha sanksioneve dhe vërtetimin e saktë të heqjes së sanksioneve, si kushtin kryesor për zbatimin e zotimeve të Iranit në kuadër të marrëveshjes bërthamore.

Deputetët e Parlamentit Islamik të Iranit në këtë deklaratë kanë theksuar se kriteri për vlerësimin dhe pranimin e rezultateve të bisedimeve mes Iranit dhe shteteve të tjera anëtare të marrëveshjes bërthamore është realizimi i vërtetë i interesave ekonomike të popullit të Iranit.

Në këtë deklaratë thuhet: “Parlamenti Islamik i Iranit nuk pranon kurrfarë ndarje dhe kategorizimi të sanksioneve që bëhet shkak për ruajtjen e një pjese të presionit ekonomik ndaj popullit të Iranit dhe pengon realizimin e interesave ekonomike të Iranit në kuadër të marrëveshjes bërthamore”.

Deputetët e Parlamentit Islamik të Iranit në këtë deklaratë kanë theksuar se heqja e sanksioneve ose duhet të ndodhë 100 përqind ose nuk hiqet asnjë sanksion.