Erakçi: Në negociatat e Vjenës është shënuar progres i mirë
Zv/ministri i punëve të jashtme të Irani ka deklaruar se në bisedimet e Vjenës është shënuar progres i mirë.
Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se Sejed Abas Erakçi, zv/ministri i punëve të jashtme të Iranit dhe shefi i delegacionit iranian në negociatat e Vjenës, ditën e mërkurë para zhvillimit të takimit të komisionit të përbashkët të marrëveshjes bërthamore, deklaroi: “Në këtë takim i cili u zhvilluar në fund të më shumë se dy javë bisedimeve, do të arrihet një konkludim dhe delegacionet përsëri do të shkojnë në kryeqytetet e tyre për t’u konsultuar”.
Erakçi shtoi: “Në dy javët e kaluara, gjatë të cilave është zhvilluar raundi i katërt i bisedimeve, unë mendoj se është shënuar progres i mirë dhe kanë mbetur edhe disa çështje kyçe të cilat kanë nevojë për shqyrtim më të gjerë dhe për marrjen e vendimeve në kryeqytete dhe shpresojmë që gjatë disa ditëve të ardhshme do të merren vendimet përkatëse dhe në raundin e ardhshëm të negociatave do të arrijmë në një konkludim të përgjithshëm”.
Takimi i komisionit të përbashkët për marrëveshjen bërthamore do të zhvillohet sot pasdite në Vjenë.