Ruhani: Sytë e botës janë drejtuar drejt zgjedhjeve presidenciale të Iranit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i108514-ruhani_sytë_e_botës_janë_drejtuar_drejt_zgjedhjeve_presidenciale_të_iranit
Presidenti i Republikës Islamike të Iranit deklaroi se sytë e botës janë drejtuar drejt zgjedhjeve presidenciale të Iranit.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
May 19, 2021 14:54 Europe/Tirane
  • Ruhani: Sytë e botës janë drejtuar drejt zgjedhjeve presidenciale të Iranit

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit deklaroi se sytë e botës janë drejtuar drejt zgjedhjeve presidenciale të Iranit.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Hasan Ruhani, presidenti i Republikës Islamike të Iranit, ditën e mërkurë në mbledhjen e Qeverisë, duke thënë se zgjedhjet presidenciale të Iranit nga aspekti ndërkombëtar dhe global do të jenë qendër të vëmendjes së të gjithëve, shtoi: “Zgjedhjet dhe votimi i qytetarëve janë prej krenarive të Republikës Islamike të Iranit dhe republikanizmi i Iranit është nën hijen e pjesëmarrjes së qytetarëve pranë kutive të votimit”.

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit gjithashtu duke dënuar veprimet dhe sulmet e egra dhe barbare të regjimit sionist kundër popullit të pafajshëm të Palestinës, ka kërkuar nga vendet islame që të bëjnë të gjitha përpjekjet e veta për ta shpëtuar popullin e Palestinës përball sulmeve barbare dhe të egra të regjimit sionist. Ruhani duke kritikuar veprimin e OKB dhe të Ligës Arabe në lidhje me çështjen e Palestinës, deklaroi: “Detyrë e të gjitha vendeve islame është kjo që ta mbrojnë popullin e Palestinës dhe nuk ekzisto kurrfarë dyshimi se fitorja do të jetë në anën e palestinezëve”.

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit në vazhdim të fjalës së tij vuri në dukje bisedimet e komisionit të përbashkët të marrëveshjes bërthamore në Vjenë dhe tha: “Po i premtoj popullit iranian se fundi i negociatave të Vjenës do të jetë fitore për popullin e Iranit”.