May 19, 2021 19:42 Europe/Tirane
  • Zarif takohet me Presidentin dhe Ministrin e Jashtëm të Irlandës

Ministri i Jashtëm iranian Muhamed Xhavad Zarif të Mërkurën në Dublin u takua dhe zhvilloi bisedime me Presidentin Irlandez Michael D. Higgins.

Takimi u zhvillua ndërsa Zarif po viziton kryeqytetin Irlandez në pjesën e tretë të turneut të tij evropian i cili tashmë e ka çuar atë në Spanjë, Itali dhe Vatikan. Gjatë qëndrimit të tij në Dublin, më herët gjatë ditës Zarif u takua gjithashtu me homologun e tij Irlandez Simon Coveney. Të dy palët diskutuan marrëdhëniet dypalëshe, si dhe zhvillimet më të rëndësishme rajonale dhe ndërkombëtare. Duke nënvizuar rëndësinë e marrëdhënieve midis dy vendeve, ministri i jashtëm iranian bëri thirrje për negociata të mëtejshme politike dhe ekonomike në fusha të ndryshme, duke përfshirë, bujqësinë, IT, shkencat dhe teknologjinë. Ministri i Jashtëm irlandez, nga ana e tij, shprehu vullnetin e Irlandës për zgjerimin e bashkëpunimit me Iranin, dhe duke iu referuar kontributit të vendit të tij si një anëtar jo i përhershëm i Këshillit të Sigurimit të OKB, për miratimin e Rezolutës 2231 të Këshillit të Sigurimit, e cila hoqi të gjitha sanksionet ndërkombëtare ndaj Iranit në vitin 2015, kërkoi kthimin e të gjitha palëve në respektimin e plotë të marrëveshjes bërthamore. Të dy ministrat e jashtëm diskutuan gjithashtu zhvillimet e fundit në Palestinë, Jemen, Irak, Afganistan, Liban, Siri dhe krizën e Karabakut, si dhe mënyrat për të luftuar pandeminë e COVID-19.

 

Tags