Fillon Takimi i Komisionit të Përbashkët të marrëveshjes bërthamore
Takimi i Komisionit të Përbashkët të marrëveshjes bërthamore filloi disa minuta më parë me praninë e përfaqësuesve të Iranit dhe G4 + 1 në Grand Hotel në Vjenë.
Më parë, Zëvendësministri i Jashtëm iranian për Çështjet Politike Abas Eragçi iu referua reduktimit të mosmarrëveshjeve në bisedimet e Vjenës dhe tha se pjesëmarrësit po kthehen në kryeqytetet e tyre përkatëse për të marrë konsultime për të zgjidhur çështjet kryesore të mbetura. Duke shtjelluar zhvillimet e fundit në lidhje me bisedimet e Vjenës, ai tha se pas dy javësh negociata, delegacionet do të kthehen në vendet e tyre për konsultime. Ka disa pika kryesore që kanë nevojë për më shumë shtjellime përpara se të marrim vendime, shtoi Abas Eragçi. Zëvendësministri i Jashtëm iranian për Çështjet Politike vuri në dukje se negociatat dhe takimet intensive u mbajtën në nivele ekspertësh.