May 20, 2021 09:15 Europe/Tirane
  • Zarif konsultohet me zyrtarët irlandezë

Ministri i Jashtëm iranian njoftoi se ishte konsultuar me Presidentin dhe Ministrin e Jashtëm të Irlandës për marrëveshjen bërthamore, Jemenin, Afganistanin dhe situatën e rëndë në Palestinë.

Sipas agjencisë IRNA; Ministri i Jashtëm iranian Muhamed Javad Zarif të Mërkurën në fund të turneut të tij Evropian në Tëitter shkroi: Në Dublin, në stacionin e tretë dhe të fundit të turneut tim evropian, u takova me Presidentin Irlandez Michael de Hagen dhe Ministrin e Jashtëm Simon Cowney. Zarif shtoi: Duke pasur parasysh lidhjet midis dy vendeve, ne diskutuam zhvillimin e marrëdhënieve politike, ekonomike dhe sociale. Ministri i Jashtëm iranian deklaroi: Ne gjithashtu diskutuam për marrëveshjen bërthamore, Jemenin, Afganistanin dhe situatën e rëndë në Palestinë. Ministri i Jashtëm iranian të Mërkurën në destinacionin e tretë të udhëtimit të tij në Evropë arriti në Dublin, për t'u takuar me zyrtarë Irlandezë. Zarif kishte udhëtuar më parë në Spanjë dhe Itali ku u takua me zyrtarë nga ato vende, përfshirë zyrtarët e Vatikanit.   

Tags