Eragçi: Është bërë përparim i mirë në bisedimet e Vjenës
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i108540-eragçi_Është_bërë_përparim_i_mirë_në_bisedimet_e_vjenës
Zëvendës Ministri i Jashtëm i Republikës Islamike të Iranit, të Mërkurën në mbrëmje, pas përfundimit të takimit të Komisionit të Përbashkët në Vjenë, njoftoi përparimin e bisedimeve.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 20, 2021 04:45 Europe/Tirane
  • Eragçi: Është bërë përparim i mirë në bisedimet e Vjenës

Zëvendës Ministri i Jashtëm i Republikës Islamike të Iranit, të Mërkurën në mbrëmje, pas përfundimit të takimit të Komisionit të Përbashkët në Vjenë, njoftoi përparimin e bisedimeve.

Në një intervistë për RTV IRIB, Seyyed Abbas Eragçi tha se sot pas dy javësh negociatash përfunduan katër raundet shumë intensive të bisedimeve në Vjenë, të cilat ishin në të gjitha nivelet dhe për çështje të ndryshme. Ai gjithashtu tha se është bërë goxha punë. "Kuadri dhe struktura e marrëveshjes janë përcaktuar, por për disa çështje kryesore ka ende mosmarrëveshje dhe për ato nuk është rënë dakord, kështu që delegacionet vendosën të marrin disa ditë pushim dhe të kthehen në kryeqytetet për konsultime," shtoi Eragçi. Zëvendës Ministri i Jashtëm iranian deklaroi se pozicionet e Iranit janë mjaft të qarta dhe shtoi se palët e përfshira në bisedime po punojnë në dy fusha: "heqjen e sanksioneve" dhe "çështjet bërthamore". Shtetet e Bashkuara duhet së pari të heqin të gjitha sanksionet dhe Irani do të kthehet në detyrimet e tij vetëm pasi të verifikojë heqjen e sanksioneve të SHBA.  Eragçi përfundoi duke vënë në dukje se raundi tjetër i bisedimeve është vendosur të rinisë në Vjenë javën e ardhshme dhe shprehu shpresën se javën e ardhshme negociatat do të merrnin një kthesë më të mirë.