Raisi: Raketat e rezistencës, treguan sigurinë e brishtë të regjimit sionist
Kreu i gjyqësorit të Republikës Islamike të Iranit, në një mesazh, theksoi se raketat e rezistencës treguan sigurinë e brishtësinë si xhami të regjimit pushtues sionist.
Sipas Agjencisë së Lajmeve Fars, Seyed Ebrahim Raisi, kreu i Gjyqësorit të Republikës Islamike të Iranit, në një mesazh deklaroi: Vullneti i fortë i palestinezëve kapërceu sistemet e mbrojtjes shumë-shtresore të sionistëve. Në mesazhin e tij me rastin e fitores së popullit të shtypur të Palestinës në luftën 12 ditore, Ra'isi tha se rezistenca heroike e Palestinës edhe një herë shkëlqeu në një sprovë të madhe dhe vendimtare dhe detyroi regjimin pushtues sionist të tërhiqej duke i lënë dorë hedhjes së hapit tjetër drejt idealit të lartë të çlirimit të Kodsit të Shenjtë. Mesazhi thotë se veprimet kriminale të regjimit okupues në Gaza dhe vrasja e fëmijëve, burrave dhe grave palestineze tregojnë mizorinë dhe brutalitetin e sionistëve kriminelë, shkeljen e rëndë të të drejtave të njeriut dhe shtypjen e njerëzve të pastrehë të Gazës dhe Bregun Perëndimor. Kreu i Gjyqësorit të Republikës Islamike të Iranit në këtë mesazh theksoi se këto veprime nuk janë shpëtimtari i regjimit të rrejshëm dhe në rënie sionist dhe nuk i japin fund procesit të fundosjes dhe tërheqjeve të tij të njëpasnjëshme. "Rezistenca palestineze në Gaza dhe të rinjtë palestinezë kanë qenë në gjendje t'i sjellin fitore të mëdha umetit mysliman dhe arab, t'i sjellin nder myslimaneve dhe kërkuesve të lirisë në botë, si dhe të demaskojnë ata qeveri kompromis të cilat për ca kohë kanë konkurruar për të normalizuar marrëdhëniet me këtë regjim vrasës të fëmijëve. Kreu i gjyqësorit në këtë mesazh tha se myslimanet e botës dhe qeveritë islamike dhe arabe duhet të përmbushin detyrën e tyre njerëzore dhe islame ndaj popullit palestinez dhe kiblës së parë të myslimaneve dhe nuk duhet të heqin dorë nga mbështetja për të shtypurit dhe kombin e fuqishëm palestinez. Të enjten në mbrëmje, kabineti izraelit ra dakord për një armëpushim pasi nuk arriti të ndalojë sulmet me raketa nga grupet e rezistencës në Gaza.